Mexhiti informoi pensionistët e Çairit për rritjen e pensioneve

nga D V

Shkup, 8 korrik – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, bashkë me ministrin Fatmir Limani, kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali, takuan pensionistët e Çairit, të cilët i informuam për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë, shkruan gazeta Lajm.

“Pensionistët janë njerëzit, që me punën e tyre të dikurshme, e ndërtuan këtë vend. Prandaj, Qeveria jonë është e përkushtuar për t’u përkujdesur për pensionistët.

Bashkë me ministrin Fatmir Limani, kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali, takuam pensionistët, të cilët i informuam për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë. Faza e parë e rritjes prej 2,500 denarësh fillon nga shtatori i këtij viti, ndërsa faza e dytë nga muaji mars i vitit të ardhshëm.

Për dallim nga qeveria e kaluar që harroi pensionistët, ne jemi qeveri që përmes veprimeve konkrete synon ndërtimin e një vendi të jetueshëm. Qeveria e sotme është zotuar që të punojë çdo ditë për t’iu ofruar të gjithëve një të ardhme të dinjitetshme”, ka shkruan Mexhiti./Gazeta Lajm

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More