Mexhiti: Marrëveshje e re me UNDP-në, 6,74 milionë dollarë për tokën tonë

nga D. V.

Shkup, 17 qershor – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet mexhiti njoftoi se është nënshkruar marrëveshje e re me UNDP-në, që do të sigurojë 6.74 milionë dollarë për mjedisin. Mexhiti thotë se UNDP vazhdon të jetë një partner i besueshëm dhe strategjik

“6.74 milionë dollarë për tokën tonë, për natyrën, për të ardhmen tonë! Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-ja kanë vendosur një marrëveshje të re bashkëpunimi. Ky partneritet i ri synon rezultate konkrete: të ndalim shpyllëzimin, të rikuperojmë tokat e dëmtuara, të mbrojmë biodiversitetin dhe të rrisim rezistencën ndaj pasojave të klimës. Të gjitha këto do të mbështeten financiarisht përmes fazës së 8-të të projekteve të GEF, me një buxhet total prej 6.74 milionë dollarësh amerikanë: 1 milion $ për ndryshimet klimatike, 3 milion $ për biodiversitetin dhe 2.74 milion $ për degradimin e tokës”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More