Mexhiti: Mirëmëngjesi nga rruga “Maksut Sadik” në Tophanë. Punë dhe përkushtim!

nga Redaksia

Shkup, 26 shtator – Në lagjen Tophanë të Çairit po zhvillohen punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Maksut Sadik”, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës, i cili u paralajmërua disa javë më parë nga kandidati për kryetar të Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti.

Në një video postim të bërë në rrjetet sociale, Mexhiti kujtoi se kishte premtuar fillimin e punimeve brenda një muaji, premtim që tashmë është duke u realizuar.

“Mirëmëngjesi nga rruga “Maksut Sadik” në Tophanë. Punë dhe përkushtim!”, shkruan kështu Mexhiti në një video të postuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, rruga “Maksut Sadik” është një arterie e rëndësishme për banorët e gjith Çairit dhe jo vetëm, dhe rregullimi i saj pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës urbane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More