Mexhiti në vizitë të klubit të boksit Shkupi

nga D. V.

Shkup, 25 shtator – Sot pata kënaqësinë të vizitoj klubin e boksit “Shkupi”, një nga krenaritë më të mëdha sportive të vendit tonë.

Aktualisht, klubi zhvillon stërvitjet në SHF “Hasan Prishtina”, deri në përfundimin e rikonstruksionit të palestrës “Partizani”.

“Shkupi” ka një histori të lavdishme, duke mbajtur për disa vite rresht titullin e kampionit të Maqedonisë dhe duke dëshmuar profesionalizëm, disiplinë dhe pasion të palëkundur për boksin.

Por sukseset e tij nuk janë kufizuar vetëm brenda vendit. Klubi ka shënuar rezultate të rëndësishme edhe në arenën ndërkombëtare, ndër të cilat veçohet vendi i tretë në Kampionatin Europian, një arritje madhore që flet shumë për përkushtimin e sportistëve dhe vizionin e drejtuesve.

Ky takim më forcoi bindjen se sporti është shkollë e vërtetë e karakterit, disiplinës dhe qëndrueshmërisë.
Klubi i boksit “Shkupi” është dëshmi e gjallë e kësaj filozofie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More