Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

nga Xh M

Shkup, 10 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, është pyetur nga gazetarët nëse pas zgjedhjeve lokale mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai u shpreh qartë se fokusimi i tyre mbetet tek zgjedhjet lokale dhe se çdo spekulim për zgjedhje të parakohshme parlamentare është i pabazuar.

“Dikush don ta gënjen, ta motivon elektoratin e vet se këto janë zgjedhje lokale dhe pas zgjedhjeve lokale do shkojmë në zgjedhje parlamentare. Unë mendoj se këto të AKI-së kur do t’i shohin rezultatet e zgjedhjeve lokale, do t’I harrojnë edhe zgjedhjet parlamentare. Pra ne jemi tash të fokusuar në zgjedhjet lokale, Qeveria ka legjitimitet, ka numra, ka detyra përpara, ka programin përpara dhe nuk ka nevojë pra të bëjmë harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet do të jenë të rregullta kur janë të parapara” tha Mexhiti.

Deklarata e tij vjen ndërkohë që spekulimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë qenë temë diskutimi në opinion, por Mexhiti nënvizoi se prioritet mbetet puna konkrete për qytetarët dhe përmbyllja e të gjitha zotimeve të dhëna ndaj tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More