MF: “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditor “BB+” me pamje stabile, duke njohur rritje stabile dhe politika të besueshme ekonomike

nga Redaksia

Shkup, 20 shtator – Agjencia për rejting kreditor “Fiç” e ka konfirmuar rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë së Veriut “BB+” me pamje stabile. Ky vlerësim, siç thonë nga Ministria e Financave (MF), është konfimim për stabilitetin e politikave ekonomike dhe sinjal për besim në perspektivsat makroekonomike të vendit.

“Në raportin e saj, Fiç thekson se politikat makroekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme, një politikë afatgjatë e kursit të këmbimit fiks dhe treguesit më të mirë të qeverisjes krahasuar me vendet me vlerësime të ngjashme mbeten faktorë kyç që mbështesin stabilitetin. Në gjysmën e parë të vitit 2025, BPV-ja reale është rritur për 3.2 për qind, e mbështetur nga konsumi i fortë privat dhe rritja e eksporteve. Perspektiva ekonomike për periudhën e ardhshme është pozitive”, thekson Ministria e Financave.

Fiç shton se pret që ekonomia të rritet me 3.2 për qind për të gjithë vitin 2025 dhe një mesatare prej 3.4 për qind në periudhën 2026 – 2027, që është mbi rritjen potenciale afatgjatë prej rreth 3 për qind.

“Rritja do të nxitet më tej nga projektet e mëdha të infrastrukturës që do të krijojnë mundësi të reja për investime dhe do të lidhin ekonominë me tregjet evropiane. Angazhimi ndaj procesit të integrimit evropian njihet më tej si një spirancë për zbatimin e reformave strukturore dhe forcimin e institucioneve”, thekson Ministria e Financave.

Ndërsa pritet një rënie e moderuar e investimeve të huaja direkte pas një rekordi prej 7 për qind të BPV-së në vitin 2024, siç theksojnë ata, kjo është kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe pasigurisë globale në industrinë e automobilave.

Nga Fiç theksojnë se konfirmi i për rejtingun kreditor në “BB+” me pamje stabile është sinjal i rëndësishëm deri te tregjet ndërkombëtare financiare dhe investitorët se vendi me sukses e ruan stabilitetin ekonomik në kushte të sfidave globale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More