MF: Miratohet Programi i plotësuar afatmesëm për rezervat e mallrave – do të magazinohen 1.300 tonë oriz për konsum 60-ditor

nga Xh M

Shkup, 9 prill  – Në Kuvend dje u miratua Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave.

Në rezervat e  mallrave do të ruhen 1.300 tonë oriz, respektivisht 2.400 tonë oriz të papërpunuar, ku do të sigurohet konsumi 60-ditor për popullatën dhe për të cilat nevojiten rreth 100 milionë denarë.

“Orizi si kulturë me rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën e vendit dhe i përshtatshëm për ruajtjen si rezervë mallrash, përfshihet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Rezervave të Mallrave. Rezervat e mallrave krijohen nga produktet që kanë rëndësi jetike për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të shfrytëzohen në rast të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore, katastrofave ekologjike, si dhe gjatë çrregullimeve të mëdha të tregut. Rezervat e mallrave përbëhen nga: gruri, misri, elbi, orizi i papërpunuar, kripa ushqimore, vaji i papërpunuar i lulediellit, derivatet e naftës, barnat dhe pajisjet mjekësore” bëri të ditur Ministria e Financave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More