Mickoski është takuar me Kasamin, tregon për çfarë kanë biseduar

nga D. V.

Shkup, 27 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se është takuar me kandidatin e koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami për të biseduar lidhur qëndrimet e fundit të Bilall Kasamit për mbështetjen e kandidatëve në rrethinë e dytë zgjedhor.
Mickoski tha se tani më Kasami, ka filluar të dërgoj mesazhet ashtu siç i ngjasojnë një kryetari të një komunë multietnike siç është Tetova.
“Po unë jam takuar me Bilall Kasamin dhe mendoj se ai ka filluar të dërgoj ato porosi të vërteta që duhet t’i ngjasojnë një kryetari të Tetovës multietnike”, deklaroi Mickoski, raporton SHENJA.
Kjo deklaratë e Mickoski vjen pasi Bilall Kasami në një media të Shqipërisë, tha se ata do ta mbështesin kandidatin shqiptar në Kërçovë dhe jo atë të VMRO-së. Pas kësaj kryeministri deklaroi ditë më parë se ka pritur respekt nga Kasami dhe koalicionin VLEN për mbështetjen që ua ka dhënë atyre në rrethinë e parë. /SHENJA/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More