Shkup, 6 mars – Sot realizuam takim me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, në të cilin biseduam për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen për rrugën evropiane të Maqedonisë, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk.
“Kroacia mbetet partner dhe mike e jona e rëndësishme, ndërsa nismat e përbashkëta do të vazhdojnë në frymën e stabilitetit, prosperitetit dhe mbështetjes reciproke”, ka shkruar Mickoski.
Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski