Mickoski: Kompania amerikano-britanike do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoni

nga D. V.

Shkup, 22 tetor – Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në Londër në Samitin e Ballkanit Perëndimor – Procesi i Berlinit, njoftoi sot pasdite se kishte nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë amerikano-britanike “Burstock”, e cila do të investojë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoni.

“Sot nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikano-britanike “Burstock”, e cila do të investojë deri në 150 milionë dollarë në industrinë e specializuar ushtarake në Maqedoni, do të kemi 1.000 vende të reja pune me paga të larta dhe ky është vetëm fillimi”, shkruan Mickoski në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se presin që investimet në industrinë ushtarake të arrijnë më shumë se një miliard dollarë.

“Kompania “Burstock” ka shumë vite përvojë në fushat e mbrojtjes, diplomacisë, sigurisë dhe inteligjencës, trajnimit, shërbimeve të konsulencës dhe menaxhimit të projekteve, si dhe specializim në sektorët komercialë detarë dhe të aviacionit”, shtoi Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More