Mickoski: Kur një akademik botëror si Kedevi thotë diçka, duhet të ketë prapavijë – tërësisht do të kontrollohen të gjitha indikacionet, përgjegjësi do të ketë

nga D. V.

Shkup, 26 shtator – Mendimi im për akademik Kedevin dhe konstatimet e tij është indikacion kulmor që të ndërmerret menjëherë diçka, të zbulohet çka dhe nëse është bërë dhe të kontrollohen tërësisht të gjiha indikacionet që janë parashtruar, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Klinikën universitare për kardiokirurgji shtetërore, Mickoski porositi se nuk do t’i lihet asgjë rastësisë, si dhe se do të ketë përgjegjësi për secilin që është pasuruar në kurriz dhe shëndetin e njerëzve.

Komisionet e formuara, tha kryeministri, tani për tani punojnë në tetë raste.

“Kur një ekspert botëror, si akademiku Kedev e thotë atë, duhet të ketë prapavijë dhe duhet ta zbulojmë atë prapavijë. Nuk do t’i lëmë asgjë rastësisë. Për secilin që është pasuruar në kurrizin dhe shëndetin e njerëzve, do të ketë përgjegjësi”, tha Mickoski.

Ministri i Shëndetësi Azir Aliu, i cili ishte së bashku me Mickoskin në Klinikën për kardiokirurgji, para dy ditëve tha se nuk do të jepen informata të pjesshme për “rastet kardiokirurgjike”, por do të dilet me raport përfundimtar pasi tërësisht të përfundojë ekspertiza. Ai atëherë informoi edhe se tetë lëndë janë përfunduar, edhe pesë të reja kanë arritur në Fondin për shëndetësë, por pritet të parashtrohen edhe tjera nga institucione dhe qytetarë.

Në ekspertizën janë përfshirë Komisioni profesional i Ministrisë së Shëndetësisë, ekip nga Oda e mjekëve me kërkesë të ministrit Aliu, si dhe tre ekspertë nga Sllovenia, Austria dhe Italia, të cilët duhet të vijnë në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More