Mickoski mbyll derën për zgjedhje të parakohshme parlamentare: BDI i kërkon por lutet që të mos mbahen

nga Xh M

Shkup, 8 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën për 34-vjetorin e Unionit të Forcave të Reja në VMRO-DPMNE tha se LSDM dhe BDI nuk kanë kapacitet për realizimin e reformave.

Ai tha se LSDM në zgjedhjet e ardhshme lokale do të mbetet pa asnjë komunë.

Sa i përket kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Mickoski, tha se nuk është i sigurt nëse ata me të vërtet i dëshirojnë këto zgjedhje.

“Me të vërtet nuk e di cili është qëllimi, nëse vërtet besojnë në këtë, apo është ndonjë estradë apo paradë para votuesve të tyre dhe mbështetësve të tyre. Por një gjë është e qartë, para zgjedhjeve premtuam se kjo qeveri nuk ka vend për këtë BDI, kështu siç është, për BDI që është e pareformuar, BDI që kishte mundësi 23 vjet të tregojë dhe vërtetojë se çfarë kapaciteti ka, këtë e përmbushëm, kjo disi po harrohet, se atë që e premtojmë, ne e realizojmë, për këtë dua të them se në zgjedhjet e ardhshme, këto lokalet por edhe parlamentaret e ardhshme, dy çështje themelore do të jenë të rëndësishme, e para, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe e dyta, realizimi i reformave. As LSDM, as BDI, as askush nga opozita nuk kanë kapacitet për luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe për realizim të reformave.”, tha mes tjerash Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More