Mickoski në vendosjen e gurthemelit të Shtëpisë së të moshuarve në Zërnovc

nga Redaksia

Koçani, 21 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të Shtëpisë për të moshuar në Komunën Zërnovcit.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, sipas projektit, objekti do ketë një sipërfaqe prej 1600 metrash katrorë, ndërsa kapaciteti i shtëpisë është 64 shtretër.

Ky është një investim privat i kompanisë “Eko Pak Hit” – Koçan, ndërsa Komuna e Zërnovcit e ka realizuar të gjithë procedurën për marrjen e mendimit pozitiv nga Qeveria për shfrytëzimin e tokës ndërtimore.

Projekti paraqet një projekt jetik me karakter rajonal, duke u kujdesur për mbrojtjen sociale të banorëve tanë më të moshuar.

Në ngjarje është paralajmëruar prania e kryetarit të Zërnovcit, Borçe Kocec, si dhe përfaqësues të investitorëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More