Mickoski në vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin për Ballkanin Perëndimor – Procesi i Berlinit

nga Xh M

Shkup, 20 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me një delegacion qeveritar, do të marrë pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, i cili këtë vit mbahet në Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Presidenti, së bashku me zëvendëskryeministrin Aleksandar Nikolloski, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunskin, ministren e Financave Gordana Koçoska Dimitrieska, si dhe ministrin për Eurointegrime Orhan Murtazani, do të marrin pjesë në një numër të madh takimesh në kuadër të Procesit të Berlinit.

Në margjinat e samitit, por edhe në kuadër të vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Presidentit të Qeverisë i janë paraparë shumë takime bilaterale, për të cilat do ta informojmë publikun me kohë.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, delegacioni qeveritar do të realizojë edhe disa takime ekonomike pune, të cilat do të përbëjnë një hap përpara në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy palëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More