Mickoski: Nëse BE i vendos 100% taksë Rusisë, këtë do ta bëjë edhe Maqedonia e Veriut

nga D. V.

Shkup, 22 korrik – Kryeministri i Maqedoisë së Veriut Hristijan Mickoski, në lidhje me thirrjen e SHBA-së që vendet evropiane të vendosin tarifa 100 për qind për produktet ruse, tha se Maqedonia e Veriut si vend me politikë të harmonizuar me BE-në, do ta ndjek atë proces.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që kemi një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të harmonizuar 100 për qind me BE-në, kështu që do ta ndjekim atë proces dhe nëse merret një vendim i tillë, ne si vend do ta zbatojmë atë”, tha Mickoski.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi javën e kaluar se do të vendoste tarifa 100 për qind për Rusinë nëse ajo nuk arrin marrëveshje paqeje me Ukrainën deri në fillim të shtatorit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More