Mickoski paralajmëroi se tetë investimet e reja do të jenë në pjesën industrisë farmaceutike dhe energjetikës

nga D. V.

Shkup, 1 gusht – Kryeministri Hristian Mickoski sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për tetë investimet e reja, sqaroi se ato do të jenë jashtë atyre që vini deri më tani në pjesën e industrisë automobilistike.

“Ato janë investime në pjesën e industrisë farmaceutike në pjesën e industrisë e cila merret me prodhimin e sistemeve të baterive. Njëra është praktikisht, do të thotë dy janë zgjerim i kapaciteteve ekzistuese të atyre kompanive, dhe të tjerat janë në pjesën e energjetikës”, theksoi Mickoski në deklaratë për mediumet pas vizitës në Klinikën e rikonstruuar për vesh, hundë dhe fyt.

Kryeministri dje duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve nëse mund të priten investime të prëforcuara vendore dhe të huaja, informoi se deri në fund të vitit do të ketë tetë investime të reja, disa do të konfirmojnë se po fillojnë investim, ndërsa disa se kanë sjellë një vendim të tillë – për fillim të investimit tek ne. Po mendohet, nënvizoi kryeministri, edhe për tërheqjen e investuesve të cilët prodhojnë pajisje ushtarake dhe armë. Tashmë po bëhen bisedime me disa kompani të tilla, ndërsa për këtë dedikim do të caktohen zona të posaçme.

“Pres që vala e investimeve të përforcohet pasi që t’i përfundojmë negociatat me SHBA-në për tregtinë. Kemi infornatë se tashmë tetë investime deri në fund të vitit janë konfirmuar se ose do të fillojnë ose kanë sjellë vendim për fillim të investimit tek ne. Kjo është informata e fundit që e mora nga drejtori o ZZHTI-së. Ai më informoi për dy lajme të mira, por le të konfirmohen këto ditë e më pas do t’ia kumtojmë opinionit. Njëri lajm është se kompania nga biznesi farmaceutik për 60 për qind do ta rrisë investimin, ndërsa i dyti është se është konfirmuar kompania për prodhim të baterive. Krahas këtyre investimeve, pres investime edhe nga kompanitë e prnaishme tek ne dhe të tilla pres së paku tre të cilat do ta rrisin eksportin për së paku gjysmë miliardë dollarë”, tha dje kryeministri Mickoski nga foltorja e Kuvendit.

Lidhur me investuesit vendorë, Mickoski potencoi se është shtuar rritja e kredive në tremujorn e parë dhe paraqet 11,8 për qind, për dallim nga viti 2028, për shembull, kur ishte 5,4 për qind apo në vitin 2019 kur ishte 6 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More