Mickoski pret në takim ambasadorin Meidani: Biseduam për projektet përfituese për qytetarët

nga Xh M

Shkup, 13 mars – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Mickoski ka treguar edhe se për çfarë kanë biseduar me Meidanin.

“Sot realizova takim me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Denion Meidani. Në takim biseduam për iniciativat e përbashkëta dhe mundësinë për avancimin e raporteve mes dy shteteve tona. Kemi hapur edhe tema nga interesi i përbashkët, me theks në projektet të cilat do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, shkroi Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More