Mickoski: Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se harmonizim i ligjeve – është krijim i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Rruga jonë drejtë Bashkimit Evropian është më shumë se harmonizim i ligjeve – është krijimi i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane, porositi Hristijan Mickoski në fillim të ngjarjes së sotme, Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë – “Investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik”, që po mbahet në Shkup. 

“Sot jemi mbledhur me një qëllim jashtëzakonisht të rëndësishëm – të konfirmojmë se reformat nuk janë vetëm fjalë në program, por pjesë që shihen dhe ndjehen. Nuk ka shtet modern pa administratë moderne. Nuk ka ekonomi të përparuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nënpunës profesional, përgjegjës dhe motivues. Kur themi “investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik”, ky nuk është vetëm sllogan, ky është vizioni dhe detyrimi ynë para qytetarëve”, tha Mickoski para të pranishmive.  

Administrata publike, theksoi kryeministri, është themeli i një shteti. 

“Ajo jeni ju – njerëzit të cilët çdo ditë mbajnë barrën e institucioneve. Puna juaj është fytyra e shtetit, qëndrimi juaj është përshtypja që qytetarët krijojnë për institucionet”, shtoi kryeministri. 

Siç tha ai, ky është cikli i parë i trajnimeve të përgjithshme, me 600 pjesëmarrës nga niveli lokal dhe qendror, është sinjal i qartë se kjo Qeveri nuk frikësohet nga ndryshimet, por i sjellë ato. 

Së fundmi, shtoi ai, administrata publike është “vendosur në një gjah politik”. 

“Në vend të zhvillimit – partizim. Në vend të motivimit – frikë dhe hakmarrje. Në vend të trajnimit – klientelizëm. Qeveria e mëparshme e la administratën e demotivuar, me besim të thyer, me njerëz që ndiheshin të lënë pas dore. Kemi pritur me vite për sisteme normale trajnimi, ndërsa rezultatet ishin stagnim dhe gjenerata të humbura të nëpunësve që nuk kishin qasje në dije bashkëkohore”, theksoi Mickoski.

Ai tha se ajo kohë ka mbaruar. 

“Sot publikisht themi: administrata publike nuk do të jetë më gjah politik. Do të jetë profesionale, efikase dhe do të punojë për qytetarët”, shtoi kryeministri. 

Ai theksoi se Estoini na ka treguar se vendet e vogla mund të jenë të mëdha sipas inovacionit. Sllovenia tregoi se administrata mund të jetë motor i reformave. 

“Këto janë histori që kanë filluar siç po fillojmë ne sot – me njerëz që kanë vendosur të trajnohen, të ndryshojnë dhe ta ndryshojnë vendin e tyre. Rruga jonë drejt Bashkimit Europian është më shumë se harmonizim i ligjeve – është krijimi i institucioneve që punojnë sipas standardeve evropiane. Këto trajnime janë dëshmi që nuk presim të na thuhet se çfarë të bëjmë. Ne jemi gjenerata që ka marrë iniciativën dhe dëshiron të sjellë Evropën në shtëpi përmes një sektori publik bashkëkohor”, tha kryeministri.

Mickoski i’u bëri apel ministrave dhe kryetarëve të komunave.

“I’u bëjë thirrje të gjithë ministrave, drejtorëve dhe kryetarëve të komunave: vazhdoni të mbështesni programe të tilla. Sigurohuni se çdo i punësuar në institucionet tuaja të ketë qasje në trjanim, mentorim dhe mundësi për zhvillim profesional. Ky nuk është një shpenzim, ky është investimi më fitimprurës për shtetin”, theksoi kryeministri.

Ai theksoi se ky është vetëm fillimi. 

“Besoj se çdo njëri nga ju do të jetë ambasador i ndryshimit në institucionin tuaj. Do ta mbartni këtë energji dhe do ta shndërroni në rezultate që qytetarët do t’i ndjejnë”, theksoi Mickoski.

Ai tha se koha e vendi tonë është tani. 

“Ne jemi gjenerata që duhet ta nxjerrë shtetin nga errësira e partizimit dhe ta çojë në dritën e së ardhmes evropiane. Ju ftoj – mësoni, pyetni, diskutoni. Kini guxim të vendosni praktika të reja. Jini ata që do ta lënë administratën më efikase, më të nderuar dhe më të fortë se kurrë. Së bashku do të krijojmë një sektor publik që nuk do të jetë vetëm një aparat i shtetit, por një motor zhvillimi, partner i qytetarëve dhe garanci për të ardhmen evropiane të atdheut”, theksoi kryeministri Mickoski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More