Mickoski: Vazhdojmë të luftojmë për identitetin tonë, ta kthejmë të shiturën nga tradhtitë nacionale të Qeverisë së kaluar

nga Redaksia

Shkup, 25 korrik – Kryeministri Hristian Mickoski, pas akuzave nga opozita se pushteti ka hequr dorë nga identiteti dhe gjuha, porositi se Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit po bën tentime të kthejl madje pak nga ajo që paraprkaisht ishte shitur nga të kaluarit, për të cilët tha se të vetmen gjë q[ë kanë bërë janë tradhtitë nacionale dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve që u janë vendosur përpara.

Vazhdojmë, theksoi sot Mickoski, të luftojmë ashpër për identitetin tonë, për atë çfarë jemi, dhe jo për atë çfarë dëshirojnë të jemi – disa maqedonas modernë të cilët e flasin gjuhën moderne maqedonase.

“Ndoshta kjo është vetëm në mikro-orbitën e tyre të hyzmeqarëve të interesave të huaja dhe tradhtarëve të rangut më të lartë dhe kjo u tregua dhe dëshmua në të kaluarën. Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së të vetmen gjë që bëri, krahas asaj që e din më së miri – të vjedhë, ato ihsin tradhtitë nacionale dhe nënshkrimi i të gjitha dokumenteve që iu vendoseshin në tryezë. Atë që po bën kjo Qeveri e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, është mu tentimi i ashpër për t’u kthyer sës paku pak nga ajo që ata e shitën dhe po e nxjerrim në pah tërë atë për të cilën deri më tani nëse dikush kishte ndonjë dilemë, besoj se prej tani nuk do të ketë, ndërkaq ne vazhdojmë të luftojmë ashpër për identitetin tonë, për atë çfarë jemi, dhe jo për atë çfar[ë duan të jemi – disa maqedonas modernë të cilët e flasin gjuhën moderne maqedonase”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve në ngjarjen me rastin e lëshimit në përdorim të një bulevardi në Gjevgjeli.

Kryeministri porositi se nuk ka asgjë më të shenjtë se ajo për të luftuar për popullin tënd, për qytetarët e tu, për atdheun tënd, dhe ta kthesh, siç tha, atë që ata kuinslingë të kaluar, për fat të keq, e shitën në mënyrë që të mund t’u gëzohen qilimave të trashë të kuq dhe kolltuqeve të lëkurës dhe të pasurohen në kurriz të qytetarëve.

“Por, ata le të vazhdojnë me atë politikëm ndërsa ne do të vazhdojmë me politikën e mbrojtjes së identitetit maqedonas dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe Maqedonisë si shtet”, tha Mickoski. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More