Minçev: Maqedonia është pjesë e familjes evropiane dhe reformat në administratën publike janë pjesë kyçe e procesit

nga D. V.

Shkup, 18 shtator – Maqedonia është pjesë e familjes evropiane dhe reformat në administratën publike janë pjesë kyçe e atij procesi, theksoi ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në ngjarjen e sotme, trajnim i përgjithshëm për nëpunësit administrativë – “Investimi në nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik”, që po mbahet në Shkup.  

Ai tha se në zemër të administratës publike fshihet e ardhmja e shtetit tonë. 

“Reformat të cilat Ministria e Administratës Publike i udhëheq, nuk janë vetëm fjalë në letër, ato janë vepra, ata janë realitet, ato e ndryshojnë çdo institucion, e ndryshojnë përditshmërinë e qytetarëve dhe e ndërtojnë rrugën drejt një Maqedonie bashkëkohore, profesionale. Jemi të vetëdijshëm se në publik shpesh dëgjohen stereotipa – se administrata është e madhe, joefikase, e ngadalshme. Por, unë sot dua të theksoj diçka tjetër”, nënvizoi Minçevi. 

Administrata, theksoi ai, është gjaku i shtetit. Pa të, shtoi, shteti nuk do të mund të funksionojë asnjë ditë. 

“Imagjinoni një vend pa mësues që plotëson të dhënat e mësimdhënies, pa ofiqar që lëshon certifikata lindjeje, pa inspektor që kontrollon nëse ushqimi që hamë është i sigurt, pa nëpunës që lëshon një dokument ndërtimi, pa person që ulet pas një sporteli dhe ndihmon qytetarët. Kjo është administrata. Ky është shteti në jetën e përditshme të çdo qytetari. Dhe pikërisht për këtë po flasim për një mision. Po flasim për njerëz që e mbajnë shtetin mbi supe. Po flasim për atë se çfarë shteti do t’u lëmë gjeneratave të reja”, theksoi Minçevi.

Ministri tha se sot Ministria e Administratës Publike për herë të parë realisht fillon me zbatimin e trajnimeve për nëpunës administrativë. 

“Kjo nënkupton se më nuk flasim në kohën e ardhshme, por në të tashmen. Trajnimet filluan. Nëpunësit mësojnë. Institucionet lëvizin përpara. Kjo është dëshmi se reformat të cilat i zhvillojmë kanë rezultat konkret”, theksoi ministri. 

Trajnimet e përgjithshme, siç potencoi, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet çdo administratë profesionale. 

“Ata janë hapi i parë drejt krijimit të nëpunësve të cilët do ta njohin thelbin e shërbimit publik, profesionalizmit, etikës, përgjegjësisë, transparencës. Pa këto vlera themelore, asnjë ligj, asnjë strategji, asnjë vizion nuk do të mund të realizohet”, shtoi Minçevi. 

Por, ajo që është në veçanti me rëndësi, siç theksoi, është se këto trajnime nuk janë vetëm për nëpunësit administrativë – ata, para së gjithash, janë për qytetarët. 

“Çdo njohuri e re që fiton një nëpunës do të thotë procedura më të shpejta, informacion më të qartë, radhë më të shkurtra dhe shërbim të thjeshtuar. Qëllimi ynë është që çdo qytetar të ndiejë se institucionet po punojnë për ta – që dokumentet të merren pa pritje të panevojshme, që proceset të jenë transparente dhe se shteti është partner, jo pengesë. Me këto trajnime, ne investojmë te njerëzit që ju shërbejnë çdo ditë, sepse një administratë më e fortë dhe më e trajnuar do të thotë një shtet më i fortë dhe më i suksesshëm për të gjithë ne”, ishte vendimtar ministri.

Këto trajnime nuk i kanë zbatuar vetëm me burime njerëzore, por edhe me mbështetje të ligjëruesve ndërkombëtare. 

“Është një simbol i përkushtimit tonë ndaj standardeve evropiane. Është provë se duam më të mirën për nëpunësit tanë. Bashkëpunimi me institucione të tilla si Shkolla Rajonale e Administratës Publike (RESPA), Qendra për Ekselencë në Financë (CEF) me seli në Slloveni, Agjencia për Trajnim Profesional nga Franca, Instituti Vita, Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi”, si dhe me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë si Borko Hanxhiski është një garanci se nuk jemi vetëm në këtë rrugë. Ata do të ndajnë përvoja dhe praktika që tashmë kanë dhënë rezultate në vende të tjera. Detyra jonë është t’i përshtatim dhe t’i zbatojmë këto përvoja në vend”, nënvizoi ministri.

Përveç trajnimit që realizohet sot në Shkup, siç paralajmëroi Minçevi, në muajt e ardhshëm do të realizohen trajnime rajonale në mbarë vendin të dedikuara për nëpunësit administrativë nga rajoni lindor, i Pollogut dhe i Pellagonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More