Minçev: Partizimi, punësimet përmes miqëve dhe familjarëve e kanë bërë administratën më vëllimore dhe të ngadalshme

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Partizimi, punësimet përmes miqve dhe familjarëve gjatë 30 viteve të fundit e kanë sjellë administratën në një gjendje të tillë, të jetë jofunksionale, e rëndë, e ngadalshme dhe joefikase, tha sot ministi i Administratës Publike, Goran Minçev, duke paralajmëruar paketën e re të ligjeve për përmirësimin dhe profesionalizimin e nënpunësve shtetërorë. 

Siç theksoi Minçev, pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me ambasadorin francez, Kristof Le Rigoler, Qeveria është fuqishëm e fokusuar në departizimin e administratës, por edhe të racionalizimit të saj, që është edhe një detyrim i vendit për anëtarësim në BE.

“Miratuam një paket prej katër ligje që i konsiderojmë si një hap përpara drejt reformave në administratë. Njëri prej tyre, për akademinë, ka të bëjë me edukimin  e administratës dhe kjo do të jetë prioritet kyç në periudhën e ardhshme. Fillojmë jo vetëm me edukimin e të punësuarve të rinj në sektorin publik, por edhe me ruajtjen e vazhdimësisë së dijes për të tjerët, të cilët duhet të ndjekin trendet moderne dhe procesin evropian. Qëllimi përfundimtar është që t’u ofrohen shërbime më të mira qytetarëve. Pra, përveç departizimit, në periudhën e ardhshme nisim edhe një proces të ri me një paketë prej tre ligjesh të reja: për shërbimin e lartë drejtues, për pagat dhe për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore”, tha Minçev, në pyetjen e gazetarëve. 

Ai gjithashtu paralajmëroi një debat të gjerë publik për zgjidhjet ligjore.

“Mendoj se kemi mundësi të mirë të fillojmë me shkurtimin minimal të të ashtuquajturave bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse, ose përmes harmonizimit të numrit të anëtarëve në këto borde. Sigurisht, do të pasojë dhe bashkimi i disa institucioneve me të tjera, me ç’rast do të hyjmë në një proces që është obligimi ynë për anëtarësim në BE, ndërsa kjo është shkurtimi prej 40% e përdoruesve të buxhetit. Jemi dëshmitarë se kemi një numër të madh institucionesh që kanë vetëm një ose dy të punësuar, ose që në të kaluarë janë krijuar për të kënaqur nevojat politike apo partiake të dikujt. Të gjitha këto do t’i shqyrtojmë me kujdes dhe shpresoj që në periudhën e ardhshme, përmes debatit publik, do të arrijmë te zgjidhja më e mirë – që këto institucione të hyjnë në kuadër të tjerave, në mënyrë që administrata të jetë më e vogël dhe më efikase”, theksoi Minçev. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More