Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje për përpjekje për të nxitur një armëpushim të gjithanshëm në Gazë sa më shpejt të jetë e mundur, për të zbutur katastrofën aktuale humanitare dhe për të kërkuar rrugë praktike e të realizueshme për të çuar përpara zgjidhjen e dy shteteve.
Wang, i bëri këto komente ndërsa shtjelloi pikëpamjet e Kinës mbi konfliktin aktual izraelito-palestinez gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm maroken ,Nasser Bourita në Pekin.
Konflikti i tanishëm ka zgjatur për dy vjet, duke shkaktuar katastrofë humanitare të paparë, vuri në dukje Wang, duke shtuar se Kina është thellësisht e shqetësuar për situatën.
Izraeli po vazhdon planin e vet për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke kryer sulme ajrore ndaj objektivave të Hamasit që po planifikonin bisedime paqeje në Katar dhe duke përshpejtuar planin e tij për vendbanime në Bregun Perëndimor, tha kryediplomati kinez. “Këto veprime kanë shkelur rëndë ligjet ndërkombëtare, kanë vënë në rrezik zgjidhjen e dy shteteve dhe kanë ndikuar drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme,” shtoi Wang.
Duke theksuar se siguria duhet të jetë e përbashkët, ai u shpreh se asnjë vend nuk duhet ta ndërtojë sigurinë e vet mbi pasigurinë e vendeve të tjera.
Izraeli ka të drejtën për të ndërtuar një shtet, e po ashtu edhe Palestina ka të drejtën për të ndërtuar një shtet, tha ai, duke shtuar se nuk duhet të ekzistojnë standardet e dyfishta.