Ministri Ljutkov në konferencën botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm “Mondiakult 2025” në Barcelonë

nga D. V.

Shkup, 29 shtator – Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov e ka udhëhequr delegacionin e Maqedonisë në konferencën Botërore të UNESKO-s për politika kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm “Mondiakult”, që prej sot deri më 1 tetor mbahet në Barcelonë, Mbretëria e Spanjës.

Sip kumtoi Ministria, Ljutkov në konferencë do të mbajë fjalime në sesionin tematik “Të drejtat kulturore dhe Ekonomia e kulturës”, ku do t’i prezantojë përpjekjet kombëtare për avancimin e të drejtave kulturore, mbështetjen e krijimtarisë artistike dhe zhvillimin e industrive kulturore dhe kreative.

“Konferenca u shpall e hapur nga kryeministri i qeverisë së Spanjës, Pedro Sançez i cili para të pranishmëve theksoi se kultura nuk i takon vetëm një populli ose një shteti dhe theksoi kulturën si një formë të hapur të dialogut. Para të pranishmëve u drejtuan edhe ministri i punëve të jashtme Hoze Manuel Albarez, kryetari i Qeverisë së Katalonisë, Salvador Ila, ministri i kulturës Ernest Urtasun dhe ndihmësi i drejtorit të përgjithshëm të UNESKO-s për kulturën, Ernesto Otone”, citohet në kumtesë.

Në konferencën “Mondiakult” do të prezantohen arritjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në pjesën e kulturës pas miratimit të Deklaratës “Mondiakult” nga viti 2022, me të cilën definohen të drejtat kulturore dhe konfirmohet roli i kulturës “si një qëllim i veçantë soecifik” në Axhendën për zhvillim të qëndrueshëm pas vitit 2030. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More