Ministri turk i Shëndetësisë takohet me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut

nga D. V.

Shkup, 26 nëntor – Ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu u takua me ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu në kuadër të Kongresit të 11-të Botëror Mjekësor Turk, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në platformën turke të mediave sociale NSosyal, ministri Memisoglu ndau informacion në lidhje me takimin me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut në kuadër të Kongresit të 11-të Botëror Mjekësor Turk të mbajtur në Ankara.

“Realizuam takim produktiv me aleatin dhe mikun tonë, ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut Azir Aliu. Diskutuam për bashkëpunimet në shëndetësi, shërbimet ndërkombëtare të kujdesit shëndetësor si dhe pritshmëritë e ardhshme në shëndetësi. Uroj që takimi ynë dypalësh të jetë shkak për zhvillime pozitive”, tha Memisoglu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More