Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se në kuadër të masës për mbështetjen e punësimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, deri më tani janë punësuar 809 qytetarë.
MF thekson se falë interesimit nga ana e bizneseve, aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune, të cilat presin të plotësohen me punëkërkues të regjistruar në Zyrat e Punësimit.