Ministria e Mjedisit dhe Birraria е Shkupit do mbështesin aksionin e vjeshtës për mbjelljen e drunjve

nga D V

Shkup, 21 tetor –  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune takoi drejtorin e përgjithshëm të Birrarisë së Shkupit, Dushan Mitrev.

Mitrev informoi Mexhitin se Birraria e Shkupit punon plotësisht dhe në vazhdimësi me standardet më të larta në funksion të ruajtjes së mjedisit, duke filluar nga përzgjedhja e lëndëve të para, përmes kontrollit të procesit të prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes e deri te menaxhimi i paketimit. Birraria e Shkupit është një nga themeluesit e Pakomak i cili është një përpunues kolektiv i mbeturinave që riciklon shumicën e produkteve që kjo kompani nxjerr në treg.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti përshëndeti punën me përgjegjësi shoqërore që bën kjo kompani, si model për kompanitë tjera të cilat së bashku me institucionet e shtetit mund të kyçen në luftën kundër ndotjes mjedisore në përgjithësi.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Birraria e Shkupit kanë bashkëpunim të vazhdueshëm në projektet për riciklimin e produkteve të lëshuara në treg, si dhe për pastrimin e mbeturinave përmes aksioneve të ndryshme mjedisore dhe janë partnerë në aksionin më të madh për grumbullimin dhe klasifikimin e mbetjeve “Fundjava e pastrimit general” e cila është një iniciativë afatgjate që lidh shtyllat strategjike të Birrarisë, platformën “Bota pa mbetje 2030” dhe “Emetimet Neto Zero” CO2 deri në vitin 2040.

Në bashkëpunim me Birrarinë e Shkupit, Ministria muajin e ardhshëm do të mbështesë fushatën e pyllëzimit, në të cilën do të mbillet një pemë për çdo 10 kilogram mbeturina të grumbulluara gjatë fushatës pranverore “Fundjava e pastrimit gjeneral”.

Birraria në një aksion vullnetar vitin e kaluar pastroi bregdetin e Liqenit të Ohrit dhe më pas vazhdoi me pastrimin e monumenteve të rëndësishme shtetërore, ndërsa është kompania e parë në vend që prezantoi kapak të bashkangjitur, e cila përmes aplikimit të zgjidhjeve inovative konfirmon përkushtimin për menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave dhe reduktimin e mbeturinave përmes përzgjedhjes dhe riciklimit. Birraria e Shkupit është kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore që posedon leje-A të integruar për kontrollin dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More