Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

nga Xh M

Shkup, 25 tetor – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon opinionin publik se nuk ka asnjë rrjedhje të lindanit në rrethinën e ish-kompleksit industrial OHIS, ndërkohë që procesi i pastrimit të lindanit në këtë lokacion po vazhdon në mënyrë të pandërprerë.

Ministria e Mjedisit vazhdimisht punon në zgjidhjen e njërit prej sfidave më të mëdha mjedisore në vend, pastrimin e lindanit në ish-kompleksin industrial OHIS.

Gjithashtu, të mërkurën, më 22 tetor 2025, në orët e mbrëmjes, u zhvillua një inspektim i jashtëzakonshëm, gjatë të cilit u konstatua se nuk ka absolutisht asnjë rrjedhje të lindanit dhe as ndonjë rrezik tjetër për sigurinë në këtë lokacion.

Ministria prej më shumë vitesh po punon aktivisht në pastrimin e lotit të vogël të lindanit, ku janë arritur rezultate të rëndësishme.

Paralelisht, po punohet në gjetjen e zgjidhjeve më të përshtatshme dhe të qëndrueshme për fillimin e pastrimit të lotit të madh, që përbën fazën e ardhshme prioritare të procesit.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj transparencës, mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe zbatimit të sigurt të të gjitha aktiviteteve, me një qëllim të vetëm, krijimin e një mjedisi më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More