Ministrja Bozhinovska është takuar me drejtuesit e rinj të “SASA”-s

nga D. V.

Shkup, 26 shtator – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi një takim pune me Gavin Ferar, drejtor ekzekutiv në Central Azia Metals (CAML) – kompani britanike në përbërje të së cilës është miniera “SASA” nga Makedonska Kamenica, si dhe Xhejms Karamatiç, drejtorin e pëgjithshëm të sapoemëruar të minierës “SASA”. 

Tema kryesore e takimit ishin kushtet e punës, siguria e të punësuarve dhe planet e ardhshme për zhvillimin e kompanisë në përputhje me strategjinë kombëtare për minierat e qëndrueshme. 

Ministrja Bozhinovska i informoi bashkëbiseduesit për Ligjin e ri të energjetikës dhe për zgjidhjen ligjore që lidhen me minierat, duke theksuar futjen e statandardeve më të rrepta të mbrojtjes së mjedisit jetësor, rritjen e transparencës në punën e kompanive, kontroll më të madh mbi sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe detyrimin për dialog gjithëpërfshirës me komunitetin lokal. 

“Qëllimi ynë është të ofrojmë rregulla të qarta loje për kompanitë dhe nivelin më të lartë të mbrojtjes së qytetarëve dhe mjedisit jetësor. Miniera duhet të zhvillohet në një mënyrë të qëndrueshme, e cila do të sigurojë si rritje ekonomike ashtu edhe siguri për punëtorët”, theksoi Ministrja Bozhinovska.

Përfaqësuesit e kompanisë e përshëndetën iniciativën ligjore dhe shprehën gatishmërinë e tyre për t’iu përmbajtur plotësisht standardeve të reja. Ata theksuan se, si pjesë e strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm, në shtatë vitet e fundit, në “SASA” ka investuar tashmë në pajisje moderne të minierave, digjitalizim, trajnim dhe zhvillim profesional të punonjësve, futjen e teknologjive dhe standardeve më moderne në prodhim dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, si dhe në përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë, që është përparësia më e lartë. Ata shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur dialogun institucional që duhet të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të qëndrueshëm të sektorit të minierave në vend, sipas praktikave dhe standardeve më të mira për minierat e përgjegjshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More