Miratohet Ligji me të cilin çdo student do të marrë 250 euro për pajisje elektronike

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – Deputetët në vazhdimin e seancës së 60-të, me 84 vota “pro”, e kanë miratuar Ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me të cilin çdo student do të marrë 250 euro për pajisje elektronike.

Në kuadër të seancës së 60-të, deputetët i miratuan ligjet si në vijim – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat zhvillimore teknologjike industriale.

Deputetët, në kuadër të vazhdimit të seancës së 62-të, miratuan edhe Ligjin për aktivitetin inovativ, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe sipërmarrjen.

Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, informoi se seanca pas pikës së mbetur për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin UNIFIL do të caktohet në mënyrë plotësuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More