Miratohet nisma për marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me ShBA-të

nga D. V.

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se Kosova do të përfaqësohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe SHBA-ja nga Departamenti i Mbrojtjes.

“Një hap i tillë i bashkëpunimit është ndërmarrë në përputhje me qëllimet e integrimit më të gjerë euroatlantik, cenimit të kërcënimeve për sigurinë, rritjen e ndërveprueshmërisë gjithmonë duke u mbështetur në partneritetin e fortë ekzistues në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, ka thënë Maqedonci, teksa deklaroi se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të dyja palët të angazhohen në avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More