Mbrëmë është mirëpritur repriza e shfaqjes “Kontesha Arduini” në teatrin “Muhrrem Qena” në Mitrovicë.
Autor i kësaj shfaqjeje është Aldo De Benedetti, ndërsa regjisore Marigona Bekteshi – Ferati, shkruan Telegrafi.
Aktorët e kësaj shfaqjeje janë: Artan Hetemi, Qendresha Jashari, Mirsad Ferati dhe Arbnore Nuha.
Kujtojmë që para tre ditësh, teatri i Mitrovicës ka njoftuar për oraret e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit prill.
Të gjitha do të jenë repriza të shfaqjes, të cilat do të jepen në orën 20:00.
Hyrja për të gjitha shfaqjet do të jetë falas.