MMJPH: Në Trubarevë nuk ka tejkalim të vlerave kufitare të PM grimcave

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 18.09.2025 (ora 11:00) deri më 19.09.2025 (ora 11:00) janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës.

Matjet, siç njoftojnë nga MMJPH, janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, nefelometër që mundëson ndjekjen e koncentrimeve të grimcave në kohë reale, me selektim të fraksionit PM₁₀. Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikative sipas MCERTS, UK.

Rezultatet e matjeve:
Koncentrimi mesatar: 9.8 µg/m³
Vlera maksimale e matur: 43.3 µg/m³
Vlera momentale: 8.2 µg/m³

Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare.

Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Uredhësen për vlerat kufitare për substancat ndotëse në ajrin ambienal (“Gazeta Zyrtare e RM”, nr. 183/17).

Ministria njofton se do të vazhdojë me ndjekjen e rregullt të cilësisë së ajrit dhe me informimin e opinionit në kohë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More