“Mos ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, agravon situata mes Meritonit dhe Eglës

nga D V

Po vazhdon izolimi në dhomën e bardhë i tre banorëve, Ilnisa, Meriton dhe Egla.

Me shumë situata të papritura, tensione dhe debate pa fund; së fundmi ka agravuar një bashkëbisedim i moderatorit nga Kosova me Eglën, i cili ia parashtroi një pyetje të diskutueshme.

“Ke punuar në ndonjë shtëpi të arteve, ku shkojnë çunat, shohin filma dhe relaksohen?”, ishte pyetja që ia bëri Meritoni gjatë një diskutimi e sipër ku ishte e përfshirë edhe partnerja e tij, Ilnisa.

Nuk la të nënkuptohej se çfarë dëshironte të nënkuptonte ai me këtë pyetje, megjithatë reagimi i Eglës ishte i menjëhershëm dhe i qetë.

“Unë mbaj përgjegjësi për çfarë flas”, ishte përgjigjja që i dha aktorja.

Ndryshe, izolimi i të tre të nominuarve do të vazhdojë deri të shtunën dhe publiku do të vendosë se kë do të mbajë dy prej të nominuarve; njëri do të skualifikohet nga gara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More