Mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, SBASHK-u do ta padisë Muratin

nga D. V.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës, është duke e përgatitur një padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi nënkryetari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.

Ymeri tha se padia ka të bëjë me mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomik-Social.

“Jemi duke u konsultuar me Institutin e Kosovës për Drejtësi, ata e kanë një shërbim falas për shërbime juridike. Besoj që gjatë javës do ta kemi gati”, deklaroi ai për Klan Kosova.

“Ka të bëjë me mosfunksionalizimin gjatë këtyre tri viteve të Këshillit Ekonomik-Social, që mendojmë se kjo i ka dëmtuar goxha shumë të punësuarit në Kosovë”, theksoi Ymeri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More