Moska thotë Kievi ka ‘të drejtë’ të anëtarësohet në BE, por aleancat ushtarake janë çështje ‘krejt ndryshe’

nga D V

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar para gazetarëve, se Rusia nuk është kundër anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, pasi nuk e sheh këtë si kërcënim për sigurinë e saj.

“Kjo është e drejta sovrane e çdo vendi. Ne po flasim për proceset integruese dhe ekonomike, dhe këtu, natyrisht, askush nuk mund t’i diktojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë këtë” tha Peskov, transmeton Telegrafi.

“Por qëndrimi ynë për çështjet që lidhen me sigurinë, mbrojtjen apo aleancat ushtarake është krejtësisht i ndryshëm. Ka një çështje tjetër dhe është e njohur për të gjithë”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk ka më shumë informacion për një takim të mundshëm Trump-Putin, por bisedimet e sotme mund të japin sqarime të mëtejshme.

Kremlini thotë se Vladimir Putin është i përgatitur të bisedojë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky “nëse është e nevojshme”.

“Vetë Putin tha se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelenskyn nëse ishte e nevojshme. Por baza ligjore e marrëveshjeve ka nevojë për diskutim duke marrë parasysh realitetin se legjitimiteti i Zelensky mund të vihet në dyshim”, shtoi Peskov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More