Mot me diell dhe erë nga drejtimi verior

nga D. V.

Shkup, 26 maj – Në pjesën më të madhe të vendit, moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa në vendet lindore me vranësira të ndryshueshme me reshje të dobëta të shiut. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore, erë e fuqishme nga drejtimi verior – mbi 70 kilometra në orë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura minimale pritet të jetë në interval prej 3 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup është paralajmëruar mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mestarae. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 24 gradë Celsius.

Në ditët në vijim pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje të dendura lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa temperaturat ditore do të rriten gradualisht.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More