Mot me diell dhe i nxehtë

nga D. V.

Shkup, 10 shtator – Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prrej 8 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 35 gradë Celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në disa pjesë të fushëgropës përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore prej nesër deri të dielën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të prëforcuar. Temperaturat ditore do të jenë në rënie.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More