Mot me diell dhe me vranësira të matura, me temperaturë deri 11 gradë

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – Moti sot do të jetë me diell dhe i qetë, me vranësiratë vogla deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Temperatura minimale do të jetë prej -3 deri 3, ndërsa maksimalja prej 6 deri 11 gradë.

Në Shkup, paradite me dukuri të mjegullës apo vranësirave të ulëta, gjatë ditës me diell dhe i qetë me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbrresë deri 1, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Sipas DPHM, pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht të qetë, me dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulëta nëpër disa lugina. Nga e mërkura nga fundi i ditës dhe në ditët në vijim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male dhe viset më të larta, reshje të borës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More