Mot me shi dhe i ftohtë deri të premten, në male borë, gjatë fundjavës stabilizim i motit

nga D. V.

Shkup, 1 tetor – Nën ndikimin e valës së lagështisë dhe të ftohtit, moti deri të premten do të jetë me vranësira, i ftohtë dhe me reshje të shpeshta të shiut, në disa vende më të dendura. Sipas paralajmërimeve, pritet të bjerë mbi 30 litra shi në metër katror, ndërsa lokalisht mbi 50 litra në metër katror. 

Sipas parashikimeve të DPHM-së, nga nesër për shkak të rrjedhjes së masës së ajrit nga veriu dhe erës së fuqishme nga drejtimi verior, në male reshjet do të shndërrohen në borë. Të premten, me uljen e mëtejshme të temperaturave, do të ketë kushte për borë në vendet më të larta. Në male pritet të formohet mbulesë bore. 

Nga e shtuna vijon stabilizimi i motit me rritje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në rritje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More