Mot me vranësira dhe me kushte për shi

nga D V

Shkup, 24 shkurt – Moti sot do të jetë i matur deri me vranësira, me kushte për reshje të dobëta të shiut, në male dhe në viset më të larta me reshje të dobëta të borës, kryesisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 3 deri 9 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e hershme të mëngjesit në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 1 ndërsa maksimalja do të arrijëd eri 7 gradë.

Në ditët në vijim pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira. Nëpër disa lugina do të ketë dukuri të mjegullës dhe vranësirave të ulta, ndërsa reshje lokale të shiut priten të enjten. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të jenë në rritje graduale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More