Shkup, 27 tetor – Moti sot paradite do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, vende vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe me bubullima. Pasdite reshjet do të ndalojnë dhe vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë, shkruan Alsat.
Në Shkup moti do të jetë më vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 16 gradë Celsiusë.
