MPB: Bastisje në rajonin e Gostivarit, u gjetën pushkë gjuetie dhe municione pa leje përkatëse

nga D. V.

MPB Maqedoni njofton se dje (29.10.2025) në orën 15:15 në fshatin Reçane, rajoni i Gostivarit, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit arrestuan N.S. (22) nga fshati Reçane, rajoni i Gostivarit për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose substancave shpërthyese”, e dënueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.

“Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse të N.S., gjatë të cilit ai raportoi se në njërën nga lokalet ndihmëse kishte një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë, pa leje përkatëse, të cilat i dorëzoi vullnetarisht”.

“N.S. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More