MPB dhe Kryqi i Kuq e përforcojnë bashkëpunimin në veprimin humanitar dhe të sigurisë

nga D. V.

Shkup, 16 korrik – Veprim humanitar, parandalim dhe përgjigje gjatë gjendjeve të krizës dhe të jashtëzakonshme, aktivitete të përbashkëta në sferën e sigurisë, edukimit, stërvitjeve, si dhe avancimin e veprimit vullnetar dhe solidaritetit në bashkësi, janë sferat në të cilat Ministria e Punëve të Brendshme dhe Kryqi i Kuq do të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim me Kryqin e Kuq, tha se është i sigurtë se ky bashkëpunim në mënyrë shtesë do t’i përforcojë bazat në drejtim të përmirësimit të gjendjes.

“Ky memorandum për bashkëpunim, të cilin sot e nënshkruam, vetëm në mënyrë shtesë do t’i përforcojë bazat që të mund të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen në drejtim të përmirësimit të bashkëpunimit, në drejtim të sinergjisë nga njerëzit, të cilët janë në dy institucionet. Jam i sigurt se rezultatet të cilat do t’i japim, do të jenë edhe më të mira se ato që e kemi”, tha Toshkovski.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti sqaroi se Memorandumi është i harmonizuar me MPB-në dhe se paraqet dokument, i cili do të iniciojë forma të reja të bashkëpunimit, me të cilat, siç tha, do të avancohen efektet humanitare. Ai iu falënderua ministrit Toshkovski për bashkëpunimin gjatë ballafaqimit nga pasojat nga zjarri në Koçan, si dhe tani në ballafaqimin me zjarret.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More