MPJdheTJ: Do të evakuohet edhe një familje nga Izraeli, qytetarët të përmbahen nga udhëtimet në Lindjen e Afërt

nga D. V.

Shkup, 23 qershor – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informon se nesër nga Tel-Avivi do të evakuohet edhe një familje, nëna me tre fëmijë. Njëherit, Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të përmbahen nga udhëtimet në vendet e Lindjes së Afërt ku gjendja e sigurisë është përkeqësuar seriozisht.

Pas kthimit të sigurt të javës së kaluar të tetë shtetasve tanë nga Izraeli, MPJ dhe TJ kumtoi se për nesër është konfirmuar evakuimi edhe i katër perssonave, një nëne me tre fëmijë. Vendet për ta janë siguruar përmes Ministrisë izraelite të Transportit, në kuadër të fluturimeve të organizuara të cilat përdoren për evakuim të shtetasve të huaj nga Izraeli. Flutirimi është planifikuar nga Tel-Avivi deri në Athinë.

Në pajtim me këtë, si dhe evakuimin paraprak të realizuar me aeroplan qeveritar më 17 qershor, përfundimisht me 23 qershor, numri i përgjithshëm i shtetasve të interesuar maqedonas për evakuim nga Izraeli është 25. Megjithatë, jo të gjithë hsprehln gatishmëri që atë ta bëjnë menjlëherë. Pritet në ditët në vijim numër plotësues i shtetasve tnaë të marrin mundësi për evakuim nga Izraeli.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përmes Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në komunikim të vazhdueshëm dhe tërësisht në dispozicion të shtetasve të Maqedonisë së Veriut deri në evakuimin e tyre të sigurt.

Qytetarët mund të drejtohen në SOS numrat në vijim:

📞 ‪+389 75 273 732 / ‪+389 75 268 736

apo në telefonat kujdestarë të Ambasadës në Tel Aviv:

📞 ‪+972 54 500 8566 / +972 54 967 054

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More