MSH: Hospitalizimi i fëmijëve në vend që në Kozle, përkohësisht në Klinikën e Fëmijëve dhe në Klinikën Infektive

nga D. V.

Shkup, 18 korrik – Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, menjëherë është kërkuar nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve dhe Klinika Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile që përkohësisht të pranojnë pacientët që do të kenë nevojë për hospitalizim, ndërsa në Kozle do të vazhdojë trajtimi i pacientëve në spitalin ditor dhe kontrollet ambulatore.

Kjo iniciativë ka për qëllim të sigurojë vazhdimësinë në trajtimin dhe kujdesin për pacientët më të vegjël, theksojnë nga Ministria.

Njëherit, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë se janë duke e ndjekur nga afër situatën dhe, pas normalizimit të furnizimit me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, hospitalizimi i pacientëve do të vazhdojë pa pengesa në këtë institucion shëndetësor publik. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More