Mucunski: Fatkeqësisht, edhe në shekullin e 21-të, identiteti është një kategori që vendet që e quajnë veten evropiane po përpiqen ta kontestojnë

nga D. V.

Shkup, 2 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski ishte kristal i qartë, identiteti ynë është gjuha jonë, historia jonë dhe kultura jonë shumë shekullore e ndërtuar nëpër kohëra komplekse dhe të vështira, e cila është pasuria më e madhe që kemi si shtet, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski në lidhje me deklaratën e djeshme të komisares evropiane për zgjerim Marta Kos.

Siç e përmendi ai, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, për fat të keq, edhe në shekullin e 21-të, identiteti është një kategori që vendet që e quajnë veten evropiane po përpiqen ta kontestojnë.

“Sidomos në këtë rajon, identiteti është një kategori komplekse. Po, për fat të keq, edhe në shekullin e 21-të është një kategori që vendet që e quajnë veten evropiane po përpiqen ta kontestojnë, por për ne nuk ka dilemë se figurat historike si Dellçevi, Gruevi, Sandanski janë pjesë e identitetit tonë, siç janë manastiret e bukura, xhamitë e bukura. Identiteti ynë është edhe bashkëjetesa, por edhe gjuha që kanë folur gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, dhe absolutisht askush nuk ka të drejtë ta kontestojë këtë, domethënë të kontestojë të drejtën tonë për të respektuar atë që është pjesë e jona si maqedonas”, nënvizoi Mucunski pas forumit të biznesit të Maqedonisë dhe Italisë në Shkup.

Komisarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha dje në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski se identiteti nuk është subjekt i vendimmarrjes politike. Sipas saj, identiteti përfshin edhe specialitete maqedonase si fasule tavçe, pinxhur dhe speca të mbushur.

Mickoski në replikën e deklaratës së Kos tha se për të identitet maqedonas nuk janë vetëm specialitetet e Maqedonisë por edhe Goce Dellçev dhe Dame Gruev dhe Sandanski.

“Për mua, identiteti im nuk është vetëm kuzhina e mrekullueshme maqedonase, por edhe Goce Dellçev dhe Shapkarev, dhe Miladinovci dhe Kryengritja e Ilindenit dhe Damjan Gruev dhe Jane Sandanski… Nuk e di nëse kolegët e mi nga lindja do të ndajnë të njëjtin mendim, por këta janë njerëzit që janë pjesë e identitetit tonë, identitetit maqedonas”, tha Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More