Mucunski: Frankofonia nuk është vetëm bashkësia e gjuhëve, por para se gjithash bashkësi e vlerave-dialog, barazi, respekt dhe bashkëpunim

nga D. V.

Shkup, 23 prill – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme ka qenë organizatore e panel-diskutimit me temë “Roli i Frankofonisë në  botë dhe rajon”, organizuar me rastin e Muajit të Frankofonisë. Ngjarja është hapur me fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, informoi MPJTJ.

Në panel-diskutimin kanë marrë pjesë ambasadorët e disa vendeve frankofone të akredotiuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndër të cilat Franca, Zvicra, Rumania dhe Greqia, të cilët përmes fjalimeve të tyre e kanë theksuar rëndësinë e Frankofonisë si platformë për multilateralizëm dhe llojllojshmëri kulturore.

Tema e panelit ka qenë e fokusuar në rëndësinë e Frankofonisë si bashkësi vlerrash, dialog kulturor dhe solidaritet, me kthesë të veçantë në rolin e saj në kontekstin modern gjeopolitik dhe kontekst rajonal.

“Frankofonia nuk është vetëm bashkësi gjuhësh, por para se gjithash bashkësi vlerash – dialog, barazi, respekt dhe bashkëpunim. Në kohën e sfidave globale, këto vlera janë më të rëndësishme se kurdoqoftë dhe paraqesin udhërrëfim për stabiliet dhe zhvillim në rajonin tonë dhe më gjerë”, thksoi ministri Mucunski.

Në fjalimet e tyre, përfaqësuesit diplomatikë të vendeve frankofone theksuan se Frankofonia përfaqëson një themel të fortë për ndërtimin e urave midis kulturave, mbështetjen e paqes dhe demokracisë, si dhe promovimin e arsimit, perspektivave të të rinjve dhe barazisë gjinore. Ata gjithashtu nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në frymën e vlerave frankofone. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More