Muhamed Ali nënshkruan kontratat: Premtimet për Përfaqësim të Drejtë po bëhen realitet!

nga D. V.

Shkup, 14 korrik – Qendra për Menaxhim me Kriza ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të stafit profesional, duke mirëpritur 10 kuadro të rinj shqiptarë që do t’i bashkohen ekipit të saj. Lajmin e bëri të ditur drejtori i QMK-së, Muhamed Ali, i cili nënvizoi se me këto punësime po realizohen premtimet për përfaqësim të drejtë dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

“Me kënaqësi të veçantë nënshkrova dhe dorëzova kontratat e punës për 10 profesionistë të rinj që do të jenë pjesë e ekipit të QMK-së. Me këtë hap, Vlen po i realizon premtimet e veta duke ndërmarrë veprime konkrete për përfaqësim të drejtë dhe mundësi reale për të gjithë”, shkroi Ali në Facebook.

Ai theksoi se këto punësime janë pjesë e një plani më të gjerë për të avancuar shqiptarët në institucionet shtetërore, duke garantuar barazi, përfshirje dhe rritje të efikasitetit në administratë.

Sipas Ali, kuadrot e reja sjellin energji të freskët dhe përkushtim profesional, që do të forcojnë aftësinë e QMK-së për të reaguar në mënyrë të shpejtë dhe efikase ndaj situatave të krizës.

“Do të vazhdojmë me punësime dhe avancime të shqiptarëve në institucione, si pjesë e përkushtimit tonë për barazi dhe ndërtim të institucioneve funksionale dhe përfaqësuese”, theksoi drejtori i QMK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More