Muhamed Elmazi mori detyrën e kryetarit të komunës së Sarajit: Zoti na ndihmoftë!

nga D. V.

Shkup, 29 tetor – Muhamed Elmazi edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e komunës së Sarajit, pas fitores në zgjedhjet e 19 tetorit, përcjell TV21. Funksionin ia dorëzoi ushtruesi i detyrës Iljas Veseli.

“Sot mora zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Sarajit, pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit nga tani më ish-kryetari, z. Iljas Veseli. Ky moment për mua nuk është vetëm një përgjegjësi, por edhe një nder i madh për të shërbyer me përkushtim ndaj çdo banori të Sarajit, pa dallim përkatësie, ideje apo bindjeje. Zotohem se do të punoj me nder, transparencë dhe përgjegjësi, duke e bërë komunën tonë një vend të zhvillimit, mirëqenies dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Zoti na ndihmoftë!”, ka shkruar Elmazi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More