Muhamet Elmazi: Mjaft më zi! Edhe 30 ditë do t’i ndezim dritat e shpresës për Sarajin!

nga Redaksia

Shkup, 19 shtator – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, i është kundërpërgjigjur rivalit të tij Blerant Ramadani, i cili në një status kishte premtuar “ndezjen e dritave të fitores”.

Elmazi theksoi se qytetarët e Sarajit nuk kanë nevojë për fjalë boshe, por për ndryshim të vërtetë pas dekadave qeverisje nga BDI-ja. Ndërkohë Blerant Ramadani është bërë bashkë me BDI-në e cila ka lënë komunën në errësirë pa ujë, pa kanalizim, pa transport publik dhe pa nevojat elementare.

“Vërtetë edhe 30 ditë do t’i ndezim dritat e shpresës për qytetarët e Sarajit. Mjaft më zi!”, ka shkruar Elmazi, duke paralajmëruar fundin e një epoke të neglizhencës dhe fillimin e një vizioni të ri për komunën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More